Fabrika A dhe Fabrika B prodhojnë kabllo elektrike. Kostoja e kabllove varet nga gjatësia e tyre. Kostoja e transportit është e njëjtë, pavarësishtt gjatësisë së kabllove.
Formila për koston e një kablloje që prodhohet në Fabrikën A është C = 10 + 5d, ku C është kostoja në mijë lekë dhe d është gjatësia e kabllos në metra.
- Si e tregon formula koston e transportit të kabllos? Sa kushton transporti?
- Sa është kostoja e kabllos për metër?
- Ndërtoni grafikun që paraqet këtë informacion. Fabrika B ka kosto transporti më të vogël, por kablloja për metër kushton më shumë. Tabela tregon koston e kabllos për Fabrikën B.
- Ndërtoni grafikun për koston e një kablloje nga Fabrika B në të njëjtin sistem koordinativ ku ndërtuat grafikun për Fabrikën A.
- Gjeni koeficientin këndor të drejtëzës për Fabrikën B. Çfarë tregon ai?
- Gjeni pikën e prerjes së grafikut me boshtin Oy për Fabriken B. Çfarë tregon ajo?
- Shkruani formulën për koston C, në mijë lekë, të një kablloje me gjatësi d metra, të prodhuar në Fabrikën B.