Zgjidhja e ushtrimit 3 të mësimit 5.09 - Lëngjet dhe avujt në librin Fizika 10-11 - Pjesa I nga shtëpia botuese Erik Botime me autorë Stephen Pople.
Pyetja
Jepni dy përdorime praktike të efektit ftohës të avullimit.
Zgjidhja
Frigoriferët përdorin efektin ftohës të avullimit për të transferuar nxehtësinë nga gjërat që ndodhen brenda frigoriferit tek ajri që ndodhet jashtë tij. Djersitja gjithashtu përdor efektin ftohës të avullimit për të ftohur trupin e njeriut në qoftë se temperatura e trupit është mbi temperaturën normale.