Kopertina e librit Fizika 10-11: Pjesa e Dytë
Zgjidhje ushtrimi

Zgjidhja e ushtrimit 11

Zgjidhja e ushtrimit 11 të mësimit Pyetje për Kapitullin 12 në librin Fizika 10-11: Pjesa e Dytë nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë David Sang.


Pyetja

Një mësuese po përpiqet të gjejë një mënyrë të pazakontë për të matur shpejtësinë e zërit duke shfrytëzuar jehonën. Ajo ka një fishekzjarr, i cili, kur të ndizet, do të bëjë një zhurmë të madhe në nivelin e tokës. Ajo ka edhe një kronometër e një metër shirit.

  1. Për të marrë jehonën, asaj i nevojitet një pasqyrues i përshtatshëm. Sugjeroni se çfarë mund të shërbejë si pasqyrues.
  2. Ajo qëndron në largësi 360m nga pasqyruesi që ka zgjedhur dhe me shumë kujdes ndez fishekzjarrin. i) Kur duhet ta shtypë kronometrin? ii) Kur duhet ta ndalojë kronometrin?
  3. Diagrami tregon pamjen e kronometrit kur ndalon. i) Shfrytëzoni këtë lexim dhe largësinë nga pasqyruesi, për të llogaritur shpejtësinë e zërit në ajër, në m/s. ii) Sugjeroni një arsye se pse shpejtësia e llogaritur mund të mos jetë e saktë. Pranojmë se kronometri dhe metri shirit janë të saktë.

Zgjidhja

1

Një mur i madh, i fortë, një kodër ose një vargmal mund të shërbejë si pasqyrues i përshtatshëm.

2

i) Ajo duhet ta shtypë kronometrin sapo të dëgjojë zhurmën e fishekzjarrit.

ii) Ajo duhet ta ndalojë kronometrin kur dëgjon jehonën e zhurmës së fishekzjarrit.

Edhe 1 hap deri te përgjigjja

Hapi i fundit është falas në aplikacion

Vazhdo nga hapi 3, me shpjegime të detajuara, formula dhe vizualizime interaktive.

4.8/5100,000+ shkarkimePa pagesë, gjithmonë

Të gjitha ushtrimet e librit, pa asnjë kosto.

Vazhdo në aplikacion