Pyetja
Një nxënës përpiqet të masë saktë gjatësinë e valës së dritës së gjelbër të llambës së merkurit ($\lambda = 546 \text{nm}$). Fillimisht ai eksperimenton me çajet e Jangut me largësi $0.50 \text{mm}$ ndërmjet tyre dhe sheh se në një ekran që ndodhet në largësi $0.80 \text{m}$ nga çarjet merren 10 breza të qartë interference. Nxënësi mundet të masë gjerësinë e përgjithshme të brezave me saktësi $\pm 1 \text{mm}$. Më pas ai provon të kryejë një eksperiment me rrjetën e difraksionit që ka 3000 gërvishtje në $1 \text{cm}$. Këndi ndërmjet dy maksimumeve të rendit të dytë mund të matet me saktësi $\pm 0.1^{\circ}$.
- Sa do të jetë gjerësia e 10 brezave që nxënësi mat në eksperimentin e parë?
- Sa do të jetë këndi $\varphi$ ku shfaqet maksimumi i rendit të dytë në eksperimentin e dytë?
- Cili nga eksperimentet jep një vlerë më të saktë të gjatësisë së valës sipas mendimit tuaj? Pse?
Zgjidhja
Për çarjet e Jangut, gjerësia e brezave jepet nga formula:
$\Delta y = \frac{\lambda L}{d}$
Ku:
- $\lambda = 546 \text{ nm} = 546 \times 10^{-9} \text{ m}$
Edhe 6 hapa deri te përgjigjja
Hapat e tjerë janë falas në aplikacion
Vazhdo nga hapi 3, me shpjegime të detajuara, formula dhe vizualizime interaktive.
Të gjitha ushtrimet e librit, pa asnjë kosto.
