Pyetja
Një nxënës ka mbledhur të dhëna mbi energjinë e ruajtur në shiritat e ndryshëm elastikë të llastiqeve. Ai zgjat njëlloj të gjithë shiritat. Lëshon me llastiqe një top dhe mat largësinë e fluturimit të topit.
| Shiriti elastik | Largësia (m) |
|---|---|
| A | 1.50 |
| B | 2.50 |
| C | 1.25 |
| D | 1.20 |
- Cilat janë ndryshimet e energjisë që nga çasti kur ai fillon të zgjasë llastikun?
- Renditini shiritat sipas energjisë që është ruajtur në ta, duke filluar nga shiriti me energji më të vogël.
- Ç'do të ndodhë me largësinë e fluturimit të topit sikur shiritat të tërhiqen më tepër?
......................................................................................................................................................................................