Pyetja
Nëse dimë raportet midis atomeve në një përbërje kimike, mund të përcaktojmë formulën e saj. Karbonati i natriumit e ka formulën Na$_{2}$CO$_{3}$, sepse përmban 2 atome natrium, 1 atom karbon dhe 3 atome oksigjen.
Përcaktoni formulën kimike për secilën nga përbërjet e mëposhtme.
| Përbërjet kimike | Raporti midis atomeve përbërëse në to | |
|---|---|---|
| a | oksid plumbi | 1 atom plumb, 2 atome oksigjeni |
| b | oksid plumbi | 3 atome plumbi, 4 atome oksigjeni |
| c | nitrat kaliumi | 1 atom kalium,1 atom azot, 3 atome oksigjeni |
| d | oksid diazoti | 2 atome azoti,1 atom oksigjen |
| e | tetraoksid diazoti | 2 atome azoti, 4 atome oksigjeni |
| f | hidrogjen karbonat natriumi | 1 atom natrium, 1 atom hidrogjen, 1 atom karbon, 3 atome oksigjeni |
| g | sulfat natriumi | 2 atome natriumi, 1 atom squfur, 4 atome oksigjeni |
| h | tiosulfat natriumi | 2 atome natriumi, 2 atome squfuri, 3 atome oksigjeni |
