Pyetja
Uji është i pranishëm në atmosferë, në dete, në akuj dhe në dëborë.
- Përshkruani një provë kimike për ujin. Përshkruani testin dhe rezultatin.
- Jepni një rast të përdorimit të ujit në industri.
- Uji është një tretës i mirë. Ç’kuptoni me fjalën tretës?
- Avujt e ujit në atmosferë bashkëveprojnë me dioksidin e squfurit dhe formohet shiu acid.
- Jepni një burim nga vjen dioksidi i squfurit.
- Jepni dy efekte të ndryshme të shiut acid.
- Llogarisni masën molekulare relative të dioksidit të squfurit
- Uji i liqeneve dhe i lumenjve kur trajtohet me metodat bashkëkohore, i plotëson normat për t’u përdorur si ujë i pijshëm. Përshkruani dy stade nga procesi i pastrimit të ujit. Për çdonjërin nga stadet jepni shpjegim se çfarë synon ai.
- Gjatë djegies së hidrogjenit në ajër formohet ujë. Jepni përqindjen e oksigjenit në ajër.
Zgjidhja
Përshkrimi i testit: Shtohet ujë në klorur kobalti anhidër (blu).
Rezultati: Kloruri i kobaltit ndryshon ngjyrën nga blu në rozë.
Ose:
Përshkrimi i testit: Shtohet ujë në sulfat bakri (II) anhidër (i bardhë).
Rezultati: Sulfati i bakrit (II) ndryshon ngjyrën nga i bardhë në blu.
Përdoret si tretës në shumë procese industriale. Ose përdoret për ftohje. Ose përdoret për prodhimin e energjisë (hidrocentralet).
Edhe 4 hapa deri te përgjigjja
Hapat e tjerë janë falas në aplikacion
Vazhdo nga hapi 3, me shpjegime të detajuara, formula dhe vizualizime interaktive.
Të gjitha ushtrimet e librit, pa asnjë kosto.
