Pyetja
Tabela e mëposhtme jep informacion në lidhje me rezultatet e një provimi për 100 nxënës.
| Rezultatet e provimit, $p\%$ | Denduria |
|---|---|
| $40 < p \leq 50$ | 5 |
| $50 < p \leq 60$ | 20 |
| $60 < p \leq 70$ | 34 |
| $70 < p \leq 80$ | 27 |
| $80 < p \leq 90$ | 12 |
| $90 < p \leq 100$ | 2 |
- Ndërtoni një tabelë të dendurive të grumbulluara dhe grafikun përkatës për këto të dhëna.
- Gjeni me përafrim:
- mesoren;
- ndrysheshën ndërkuartilore.
- Gjeni me përafrim numrin e nxënësve që kaluan provimin, në qoftë se kufiri i kalueshmërisë është $55\%$.
