Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I

Zgjidhja e ushtrimit 6

Zgjidhja e ushtrimit 6 të mësimit 10.4A në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.


Pyetja

Nëpërmjet inekuacioneve, paraqitni zonat e pangjyrosura në grafikët e dhënë.

Zgjidhja

  1. Zona blu tregon y6y\geq6, ndërsa ajo rozë tregon y<3y<3 (meqë kemi vijë të ndërprerë). Zona lejla tregon x2x\leq-2, ndërsa ajo jeshile tregon x>3x>3. Zona e pangjyrosur do ishte një bashkim i inekuacioneve të kundërta me ato që gjetëm deri tani, pra y6y\leq6, y>3y>3, x2x\geq-2 dhe x<3x<3. Shkruar më thjesht do kishim 2x<3-2 \leq x < 3 dhe 3<y63<y \leq 6.
  2. Zona blu tregon y6y \geq 6, ndërsa ajo rozë tregon y<xy<x. Zona lejla tregon x2x \leq -2. Zona e pangjyrosur do ishte një bashkim i inekuacioneve të kundërta me ato që gjetëm deri tani, pra y6y\leq 6, y>xy>x dhe x2x \geq -2.
  3. Zona blu tregon y7y \geq 7, ndërsa ajo rozë tregon y<xy<x. Funksioni i vijës lejla do ishte y=5xy=5-x, pasi po të marrim pikat (5,0)(5,0) dhe (3,8)(-3,8) që ndodhen në vijë, atëherë e plotësojnë barazimin. Zona lejla do tregonte x5yx\leq 5-y, ose x+y5x+y \leq 5. Zona e pangjyrosur do ishte një bashkim i inekuacioneve të kundërta me ato që gjetëm deri tani, pra y7y \leq 7, y>xy>x dhe x+y5x+y \geq 5.
  4. Funksioni i vijës portokalli do ishte y=4x+10y=4x+10, pasi po të marrim pikat (2,2)(-2,2) dhe (3,2)(-3,-2) që ndodhen në vijë, atëherë e plotësojnë barazimin. Funksioni i vijës rozë do ishte y=x+3y=x+3, pasi po të marrim pikat (0,3)(0,3) dhe (3,0)(-3,0) që ndodhen në vijë, atëherë e plotësojnë barazimin. Funksioni i vijës lejla do ishte y=5xy=5-x, pasi po të marrim pikat (0,5)(0,5) dhe (5,0)(5,0) që ndodhen në vijë, atëherë e plotësojnë barazimin. Zona portokalli do tregonte y4x+10y \geq 4x+10. Zona rozë do tregonte y<x+3y<x+3. Zona lejla do tregonte y>5xy>5-x, ose x+y>5x+y>5. Zona e pangjyrosur do ishte një bashkim i inekuacioneve të kundërta me ato që gjetëm deri tani, pra y4x+10y \leq 4x+10, y>x+3y>x+3 dhe x+y<5x+y<5.
  5. Funksioni i vijës lejla do ishte y=5xy=5-x, si një shembull më lart. Zona rozë do tregonte y<x2y<x^2. Zona lejla do tregonte y>5xy>5-x, ose x+y>5x+y>5. Zona e pangjyrosur do ishte një bashkim i inekuacioneve të kundërta me ato që gjetëm deri tani, pra y>x2y>x^2 dhe x+y<5x+y<5.
  6. Funksioni i vijës lejla do ishte y=2xy=2-x, pasi po të marrim pikat (0,2)(0,2) dhe (2,0)(2,0) që ndodhen në vijë, atëherë e plotësojnë barazimin. Zona rozë do tregonte y>4x2y>4-x^2. Zona lejla do tregonte y<2xy<2-x, ose x+y<2x+y<2. Zona e pangjyrosur do ishte një bashkim i inekuacioneve të kundërta me ato që gjetëm deri tani, pra y<4x2y<4-x^2 dhe x+y>2x+y>2.