Pyetja
A janë rezultatet në secilin prej rasteve të barasmundshme? Në qoftë se janë, gjeni probabilitetin e secilit rezultat. Në qoftë se ato nuk janë, shpjegoni pse.
- Rezultati i pikëve të një zari të rregullt.
- Rënia e një pineske me kokë lart ose me kokë poshtë gjatë hedhjes së saj.
- Dita e javës kur lind një fëmijë.
- Zgjedhja e një shkronje nga një faqe e zgjedhur rastësisht nga një libër.
