Kopertina e librit Matematika 10 - 11: Pjesa I
Zgjidhje ushtrimi

Zgjidhja e ushtrimit 9

Zgjidhja e ushtrimit 9 të mësimit 9.1A - Rrumbullakimi dhe përafrimi në librin Matematika 10 - 11: Pjesa I nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Steve Fearnley, June Haighton, Steve Lomax, Peter Mullarkey, James Nicholson dhe Matt Nixon.


Pyetja

Gjeni numrin më të vogël dhe më të madh i cili:

  1. i rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt është 780;
  2. i rrumbullakosur në qindëshen më të afërt është 2700;
  3. i rrumbullakosur në mijëshen më të afërt është 9000.

Zgjidhja

1
Që një numër të jetë rrumbullakosur në 780 me dhjetëshen më të afërt do mund të ishte 775, pasi 5 rrumbullakoset në 10, ose 784, pasi 4 rrumbullakoset në 0, dhe secili numër bëhet 780. Nëse do merrnim 774, i rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt do jepte 770, ndaj themi se numri më i vogël që i rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt jep 780 është 775. Nëse do merrnim 785, i rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt do jepte 790, ndaj themi se numri më i madh që i rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt jep 780 është 784.
2
Që një numër të jetë rrumbullakosur në 2700 me qindëshen më të afërt do mund të ishte 2650, pasi 50 rrumbullakoset në 100, ose 2749, pasi 49 rrumbullakoset në 0, dhe secili numër bëhet 2700. Nëse do merrnim 2649, i rrumbullakosur në qindëshen më të afërt do jepte 2600, ndaj themi se numri më i vogël që i rrumbullakosur në qindëshen më të afërt jep 2700 është 2650. Nëse do merrnim 2750, i rrumbullakosur në qindëshen më të afërt do jepte 2800, ndaj themi se numri më i madh që i rrumbullakosur në qindëshen më të afërt jep 2700 është 2749.

Edhe 1 hap deri te përgjigjja

Hapi i fundit është falas në aplikacion

Vazhdo nga hapi 3, me shpjegime të detajuara, formula dhe vizualizime interaktive.

4.8/5100,000+ shkarkimePa pagesë, gjithmonë

Të gjitha ushtrimet e librit, pa asnjë kosto.

Vazhdo në aplikacion