Pyetja
Genci është duke ndërtuar një garazh. Ai do të shtrojë me beton dyshemenë e garazhit, me përmasa përafërsisht 8 m me 5 m (në metrin më të afërt). Shtresa e betonit do të jetë përafërsisht 15 cm e thellë (në centimetrin më të afërt). Dendësia e betonit është 2400 kg/m3 dhe kostoja e tij është 5500 lekë për ton.
- Sa është vëllimi i betonit që nevojitet?
- Sa është masa e tij?
- Sa do të kushtojë betoni?
- Edhe sa beton mund t'i duhet Gencit?
- Sa beton mund t'i teprojë?
