Pyetja
Megan ka dy kuti me lëmshe. Kutitë janë shënuar A dhe B. Në kutinë A ka 3 lëmshe të kuq dhe 5 lëmshe të gjelbër. Në kutinë B ka 1 lëmsh të kuq dhe 5 lëmshe të gjelbër. Nga çdo kuti zgjidhet rastësisht një lëmsh.
- Kopjo dhe plotëso pemën për të treguar probabilitetet.
- Gjej probabilitetin se do të zgjidhen i) dy lëmshe me ngjyrë të njëjtë; ii) një lëmsh i kuq dhe një lëmsh i gjelbër; iii) asnjë lëmsh i kuq; iv) të paktën një lëmsh i kuq.
