U mat kohëzgjatja e funksionimit të një grupi prej 100 baterish. Të dhënat u paraqitën në tabelën e mëposhtme, ku x është kohëzgjatja e matur me saktësi deri në gjysmë-orën më të afërt.
- Gjeni mesoren e kohëzgjatjes, amplitudën dhe ndryshesën ndërkuartilore.
- Shpjegoni pse amplituda nuk është një karakteristikë e përshtatshme për shpërndarjen në këtë rast.
- Vlerat e jashtëndodhura për këto të dhëna përcaktohen si ato që ndodhen jashtë intervalit të mëposhtëm (K1 - 1,5⋅NNK, K3 + 1,5⋅NNK). Njehsoni kufijtë e këtij intervali.
- Për të matur cilësinë e një grupi tjetër baterish, zgjidhet rastësisht njëra prej tyre dhe i matet kohëzgjatja. Në qoftës se kohëzgjatja është jashtë intervalit të gjetur në kërkesën (b), i gjithë grupi merret në testim. Në rast të kundërt, grupi pranohet. Në qoftë se kohëzgjatja e baterisë së zgjedhur është 14,5 orë, çfarë vendimi duhet të merret rreth testimit të të gjithë grupit?