Pyetja
Unë përdor këtë bojë për të lyer muret e dhomës së gjumit. Për të krijuar ngjyrën që dua, unë përziej një kuti me bojë blu me dy kuti me bojë të bardhë.
Që të lyej të gjitha muret, më duhen dymbëdhjetë kuti.
Sa kuti me bojë blu më duhen?
Sa kuti me bojë të bardhë më duhen?
Po nëse do të më duheshin 15 kuti boje, sa do të ishte numri i kutive blu dhe të bardha që do të më duheshin? Argumentoni përgjigjen tuaj. Bashkëbisedoni me shokun: Çfarë varësie ka ndërmjet numrit të kutive me bojë blu dhe të bardhë?
