Pyetja
Një grup me 8 vajza po planifikojnë të dalin shëtitje. Ato kanë 3 mundësi zgjedhjeje: të shkojnë në pishinë, të luajnë në park, ose të bëjnë një piknik. 4 nga vajzat dëshirojnë të notojnë, 3 dëshirojnë të shkojnë në piknik dhe vetëm njëra dëshiron të luajë në park.
- Njëra nga vajzat u sygjeroi shoqeve që të shkruanin tri mundësitë e zgjedhjes në një copë letër, t'i futnin në një kuti dhe të tërhiqnin njërën prej tyre për të vendosur se ku do të shkonin.
- Një vajzë tjetër sygjeroi që të shkruante secila dëshirën e vet në një copë letër, ta fusnin në kuti dhe më pas të bënin zgjedhjen për të vendosur se ku do të shkonin.
Cila nga mënyrat është më e drejtë? Shpjegoni arsyen e kësaj zgjedhjeje.
