Pyetja
Situatë reale / Financë Një sekretari e një shkolle ka këtë informacion për biletat e një shfaqje teatri.
Grupi i Z. Dritan: 2 të rritur dhe 12 fëmijë, kosto gjithsej 2300 lekë.
Grupi i Z. Saimir: 6 të rritur dhe 20 fëmijë, kosto gjithsej 4500 lekë.
Sekretaria do të dijë se sa kushton çdo biletë për të rritur dhe sa kushton çdo biletë për fëmijë. Ajo shkruan ekuacionin për grupin e Z. Dritan.
$2x + 12y = 2300$
- Ç'tregojnë $x$ dhe $y$ në këtë ekuacion?
- Shkruaj një ekuacion për grupin e Z. Saimir.
- Vizato një grafik që të zgjidhësh sistemin e ekuacioneve nga pikat a dhe b.
- Gjej sa kushton një biletë për fëmijë dhe sa kushton një biletë për të rritur.
Diskuto Sa të sakta janë çmimet e tua?
