Një grup prej 25 fëmijësh matën shtatlartësinë e njëri-tjetrit dhe i regjistruan të dhënat në tabelë (duke vendosur nga një shenjë):
- Supozojmë se shtatlartësitë janë rrumbullakosur në centimetrin më të afërt. Në cilën klasë do të përfshihej një fëmijë shtatlartësia e të cilit është: i) 140,4 cm ii) 149,2 cm iii) 149,9 cm iv) 161,3 cm v) 164,8 cm vi) 139,6 cm?
- Në cilën klasë do të vendosnit një shtatlartësi prej: i) 159,5 cm ii) 139,5 cm iii) 144,5 cm?
- Cila është shtatlartësia më e vogël që përfshihet në klasën 155 - 159 cm?
- Tregoni kufijtë e vërtetë të këtyre klasave. i) 135 - 139 cm ii) 140 - 144 cm iii) 145 - 149 cm iv) 150 - 154 cm