Zgjidhja e ushtrimit 2 të mësimit 1.3 në librin TIK 12 (me zgjedhje) nga shtëpia botuese Ideart Botime me autorë Etleva Smaçi dhe Ilia Ninka.
Pyetja
Ç'rol luan kujtesa cache në performancën e kompjuterit?
Zgjidhja
Cache ruan përkohësisht të dhëna dhe instruksione të cilat kanë gjasa të ripërdoren nga CPU. Kjo e fundit kontrollon automatikisht kujtesën cache përpara se të kërkojë në RAM, gjë e cila kursen kohë në marrjen e instruksioneve dhe të dhënave në mënyrë të përsëritur nga RAM.