Pyetja
Diagrami paraqet idenë e një motori të përjetshëm (perpetuum mobile). Makine përdor elektricitetin si burim energjie. Kur makina ecën, ajri që zhvendoset rrotullon gjeneratorin që ndodhet mbi makinë. Ai gjeneron elektricitetin e nevojshëm për të lëvizur makinën.
- Shpjegoni shndërrimet e energjisë që ndodhin këtu.
- Shpjegoni se pse kjo ide nuk funksionon në praktikë.
