Pyetja
Kjo vajzë e veshur me patina zbret dhe pastaj ngjitet në anën tjetër të pistës së paraqitur në figurë. Ajo nuk mbërrin dot deri në majë (në lartësi të barabartë me pikën e nisjes) në anën tjetër.
- Cili është shndërrimi i energjisë që ndodh ndërsa vajza zbret?
- Cili është shndërrimi i energjisë që ndodh ndërsa vajza ngjitet në anën tjetër?
- Shpjegoni se pse vajza nuk mbërrin dot në majë në anën tjetër.
- Sugjeroni se si mundet kjo vajzë të mbërrijë deri në majë.
